AktualitetKosovaTë fundit

E përdhunuan ushtarët serbë! I pari burrë që flet për abuzimin gjatë luftës, rrëqeth me rrëfimin: U mbylla në burgun brenda vetes! Nuk shijova kurrë familjen…

Ramadan Nishori për herë të parë ka rrëfyer publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Ai bëhet burri i parë që flet për abuzimin nga forcat serbe në vitin 1998, kur ishte vetëm 22 vjeç. Nishori thotë se dhunua në stacionin policor në Drenas, pasi ishte arrestuar nga policia serbe.

“Më 27 shtator na rrethuan forcat ushtarako policore serbe, i ndanë të rinjtë nga familja. Na ngarkuan nëpër kamionë dhe na dërguan në stacionin policor në Drenas. Na qëllonin me grushte, me tytat e armëve, na pyesnin për UÇK-në. Pas pak kohe filluan të na bënin testin me parafinës. Afër mesnatës më erdhi radha mua. E kam bërë testin dhe duhej të prisnim në korridor në ato dhomat ku na merrnin në pyetje, ishin polic civilë. Ishte edhe një shqiptar që punonte me ta e kishte rolin e përkthyesit.

Që nga ajo kohë, Nishori është mbajtur i burgosur e është torturuar edhe në burgun e Prishtinës, Lipjanit dhe është edhe i mbijetuar i masakrës së Burgut të Dubravës. Ai u lirua nga burgu në vitin 2001 e duke vuajtur në heshtje.

“Meqë u martova, thash vetës se do e lë të kaluarën prapa dhe do ndërtoj një familje. Ishte e pamundur, çdo natë me kujtohej. Jetoja me frikë se mos po hetohet se ç’ka më ka ndodhë. Pas një viti, me bashkëshorten dhe vajzën e vogël vendosëm të jetojmë me qira në Fushë Kosovë. U ndjeva me i lirë, por prapë isha i mbyllur në burgun përbrenda. I thosha vetes se ishte luftë, por prapë e pamundur“, rrëfen ai.

Frika nga paragjykimi bëri që Ramadan Nishori të largohej përkohësisht edhe nga Kosova.

“Thosha më nënçmojnë, më bullizojnë dhe isha shumë i mbyllur në vete. Më vinte të qaja, të bërtisja më të madhe, ikja natën nga shtëpia, dilja të qaja dhe kthehesha në shtëpi. Turpi ishte më i rëndë se dhimbja”.

Ai shton se mori frymëzim nga Vasfije Krasniqi për të kërkuar ndihmë e për herë të parë të flasë për atë se çfarë ka përjetuar.

“Një natë e pashë me një intervistë, ishte Vasfije Krasniqi që për mua është heroinë e gjallë. I tregova se shumë herë afrohem te organizata po s’po mund të hyj brenda. Të nesërmen pa mendu shumë kam ardhë. Jam futur brenda dhe prej asaj ditë nuk jam largu më“, tregon ai.

Ramadan Nishori pastaj mori guximin që dhimbjen të ndajë me familjen e tij që i lehtësoi barrën të cilën e mbante mbi supe për dekada.

“Ndryshoi, për herë të parë, pas shumë e shumë viteve e ndjeva veten si babë. Si babë i vërtetë. Për familjen time, për fëmijët, nuk kam mujt me kanë kurrë babë me u kujdesë për ta. Gjithmonë nervoz, u ikja pyetjeve, se mos po e marrin vesh. E falenderoj shume familjen time“, shprehet Nishori.

 

Fraksion.com