Dumani: Zyrtarët e lartë të policisë të arrestuar për vepra të lidhur me krimin e organizuar nuk e bëjnë dot pis institucionin
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë arrestuar disa punonjës policie nga ana e SPAK.
Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani ka theksuar se punonjësit e policisë nën hetim ose arrestim, janë kryesisht për lidhje me krimin e organizuar. Po ashtu këtu ka përmendur dhe funksionare nën arrest apo hetim, siç janë prokurororë apo gjyqtarë.
Altin Dumani: Nga hetimet rezulton se në 2024 kemi pasur procedime ku janë hetuar apo arrestuar punonjës të policisë së shtetit kryesisht për lidhje me krimin e organizuar, funksionarë të mesëm e të lartë, siç ka pasur raste për prokurorë e gjyqtarë. Patjetër që ky fakt, që janë proceduar punonjës të policisë, nuk bën pis të gjithë Policinë e Shtetit që ka djem e vajza të mirë profesionalisht me integritet që përpiqen të kryejnë detyrat me përgjegjshmëri.
Fraksion.com