Dumani në KLP: 33 ish-zyrtarë të lartë në hetim në 2024, korrupsioni me skema të sofistikuara të pastrimit të parave
33 ish-zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim gjatë vitit 2024, u shpreh kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor.
Ndërkohë, për 10 funksionarë të lartë, ka pasur vendime të formës së prerë, tha Dumani.
“Hetimet e 2024 tregojnë se korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sofistikuara si pastrimi i parave apo përfshirja e grupeve kriminale”.
Në lidhje me numrin e masave arrest me burg për korrupsion kreu i SPAK, Altin Dumani tha se ishte i ulët dhe kërkoi që të rritet kufiri i shumës 500 euro të veprës penale të korrupsionit.
Ai u shpreh se kanë arritur të sekuestrojnë deri në 10 milionë euro kriptomonedha.
“Në lidhje me sekuestrimet për herë të parë kemi sekuestruar edhe kriptomonedha, shuma ka shkuar edhe deri në 10 milionë euro sekuestrim në kripto”, tha Dumani.
Fraksion.com