Berisha: Rama u braktis nga qytetarët, mbeti vetëm vallja e “Lubisë” me aksesorë mijëra euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka ironizuar nisjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë një spektakël të luksit dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve të thjeshtë.
Sipas Berishës, në hapjen e fushatës, kryeministri Edi Rama “u braktis nga qytetarët” dhe në qendër të vëmendjes mbeti “vallja e lubisë” – referencë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku – e cila, sipas tij, ishte e veshur me aksesorë që kapnin shifra të larta.
Ai shtoi se kjo ishte një fushatë që i përkonte natyrës së qeverisë aktuale, duke akuzuar Ramën dhe ministrat e tij për arrogancë dhe korrupsion.
”Edhe ato hanë dardha si Rama. Nuk janë 3 hajdutë, janë 30. Ishte një fushatë e denjë për ta, me atë vallen që e mbyllën. Sikur t’ua kisha shkruar unë skenarin, ashtu e zbatuan,” deklaroi Berisha.
Fraksion.com