Berisha prezanton programin për personat me aftësi të veçanta: Pension minimal 200 euro dhe investime në rehabilitim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me persona me aftësi të veçanta, ku prezantoi pjesën e programit elektoral të PD-së që lidhet me mbështetjen për këtë kategori, në rast të fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Berisha denoncoi situatën aktuale të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar, duke e cilësuar si një formë dënimi me varfëri: “Ju merrni një pension prej 140 mijë lekësh, ndërsa shumë prej jush janë edhe kryefamiljarë. Kjo është t’iu dënohesh me mjerim,” tha ai.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rehabilitimit, duke paralajmëruar investime të mëdha në këtë sektor: “Do të bëjmë gjithçka për rehabilitimin. Do të realizojmë investimet më serioze në këtë fushë, për t’u siguruar të gjithë qytetarëve me aftësi ndryshe mundësinë për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre.”
Fraksion.com