Berisha: Çdo votë për patericat e Ramës është votë kundër rotacionit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qarkun e Durrësit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së foli rreth programit të PD-së nënvizoi se premtimet që bën janë 100% të realizueshme.
“Ato premtime që kemi paraqitur para jush, të cilat ua them këtu para jush janë të kontrolluara nga fondacionet më serioze të globit, janë të mbështetura nga ekspertët më të shquar të këtyre fondacioneve, ato premtime janë absolutisht 100 përqind të realizueshme”, tha Berisha.
Berisha iu tha më tej se këto “28 ditë që kanë mbetur t’i shndërrojmë në ditët e betejës sonë, në ditët e betejës së shansit tonë”.
Teksa kërkoi votën në Durrës, kryetari i PD-së tha se “qytetarët e Durrësit të mos harrojnë se votat jo për PD-në, votat jo për koalicionin e saj, janë vota për qeverinë”.
“Çdo votë për patericat e Edi Ramës, është votë për Edi Ramën, është votë kundër rotacionit. Koha fton shqiptarët të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin, të votojnë fitoren”, tha Berisha.
Fraksion.com