Aksident i rëndë në Paskuqan! Makina përplas dy këmbësore, humb jetën njëra prej tyre
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:35 në zonën e mbikalimit të Paskuqanit. Një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur dy kalimtare, të cilat po tentonin të kalonin trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja Lena Stafa, rreth 72 vjeçe, ndërsa shtetasja tjetër, Hatije Muça, rreth 66 vjeçe, është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.
Fraksion.com