AktualitetBota+Të fundit

Zelensky thotë se Rusia nuk ka frikë të sulmojë Ukrainën

Zelensky, ai thotë se kjo e premte  shënoi një muaj që kur Rusia “hodhi poshtë propozimin e SHBA për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”.

Presidenti ukrainas thotë se Kremlini “nuk ka frikë” të vazhdojë të lëshojë sulme me raketa balistike në vendin e tij.

“Kjo është arsyeja pse ka gati njëqind dronë sulmues çdo natë… që synojnë qytetet e zakonshme të Ukrainës”, shton ai.

Zelensky tha gjithashtu se sulmet ruse në vijën e frontit “nuk ndalen”. “Vetëm presioni – vetëm veprimi vendimtar – mund ta ndryshojë këtë.”
“Çdo raketë balistike ruse, çdo raketë lundrimi, çdo dron Shahed dhe çdo bombë e drejtuar, godet jo vetëm popullin tonë dhe komunitetet tona, por edhe diplomacinë – dhe përpjekjet politike për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

 

Fraksion.com