Zelensky: Foshnja e lindur këtë vit mes viktimave të sulmit Sumy
“Sulmi goditi mu në zemër të qytetit. Të dielën e Palmave,” tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim pas sulmeve të Sumy.
Ai thotë se në mesin e atyre që mbetën të plagosur nga sulmi rus është një foshnjë e vogël që “lindi këtë vit”.
Zelensky shton se ajo u plagos në të dytën nga dy sulmet që “shpërthyen në rrugë”.
Dy fëmijë u vranë në sulmet ruse dhe 15 të tjerë u plagosën.
“Vetëm llumi plotësisht i çmendur mund të bëjë diçka të tillë,” thotë Zelensky.
Fraksion.com