AktualitetPolitikëTë fundit

“Viva l’Italia”, Berisha pritet me ovacione nga shqiptarët në Brescia

Këtë të Dielë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pritur me ovacione nga shqiptarët në Brescia të Italisë. Vitin 2025 e cilësoi, atë të diasporës shqiptare e cila për herë të parë do ketë mundësinë të shprehë vullnetin politik përmes votës më 11 Maj.

“Ju falënderoj për këtë pritje madhështore, ju falënderoj për frymën e fitores që krijuat, ju shqiptarët e diasporës në këtë fushatë historike. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat vitin 2025, në vitin tuaj, në vitin e Diasporës shqiptare. Në vitin e fitores shqiptare mbi diktaturën, krimit dhe vjedhjes së tyre, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë. Miq, stacioni i parë që nisa pas startit epik të fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju, është Breshia, sepse kjo fushatë që kemi nisur është një fushatë madhështore, është shpresëdhënëse, falë jush, falë diasporës shqiptare, ndaj jam sot shumë i frymëzuar, shumë i nderuar të ndodhem midis jush. Sepse vetë historia juaj është burim frymëzimi. Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha, takimi me ju është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut. Ndaj dhe një falënderim i madh shkon për miqtë tuaj italianë, për kombin italian, Viva Italia”, tha Berisha në nisje të fjalimit të tij.

 

Fraksion.com