“Na mbështetën në ditët më të vështira”, Sali Berisha nga Breshia falenderon “Forza Italia”: Silvio Berlusconi ishte mik i PD dhe i shqiptarëve
Në takimin me emigrantët shqiptarë në Breshia, kreu i PD Sali Berisha tha se këto 3 vjet PD ka kaluar momente të vështira e megjithatë ja doli.
Berisha tha se gjatë momenteve më të vështira për ribashkimin e opozitës, miqtë italianë të “Forza Italia”, partia e Silvio Berlusconit tregoi për vazhdimin e traditës së tij.
Duke e krahasuar PD me diasporën në realizimin e sfidave dhe sakrificave, Berisha tha se sikurse shqiptarët në Itali dhe opozita kaloi cdo pengesë që ia vuri qeveria për ta lënë vendin pa të.
Sali Berisha: Ju e provuat veten sot shqiptarë të vërtetë, ju kurrë se keni harruar vendin tuaj.
Nëse ka një forcë në Shqipëri që mishëron këto trajta si ju, është PD.
Në këto ditë të vështira, miqtë tanë italianë, udhëheqës të “Forza Italia” na mbështetën dhe na dhanë zemër dhe kanë vazhduar traditën e të pavdekshmit, të madhit italian Silvio berluskoni, miku më i madh I PD dhe i shqiptarëve.
Fraksion.com