AktualitetPolitikëTë fundit

Mediu në Breshia thirrje emigrantëve: Vota juaj për Evropën në Shqipëri, vendin tuaj e ka zënë krimi e droga, mos e lini peng të Edi Ramës

Kreu i Paritsë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e mbajtur në Breshia, në takimin e organizuar me diasporën, i ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë koalicionin opozitar “Shqipëria Madhështore” pasi sipas tij, kjo votë vendos fatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha se shqiptarët e Italisë nuk duhet t’ja lënë peng vendin e tyre Edi Ramës, i cili premton pasaportën europiane por shqiptarët, tha Mediu, duan demokraci dhe të drejta.

Fatmir Mediu: Sot nuk dua të flas si politikan, por si vëllai juaj. Ndjejmë dhimbjen dhe krenarinë e një kombi që nuk është ndarë kurrë.

Ju e latë vendin nga varfëria, pasiguria, që ju vodhi të ardhmen e fëmijëve. Morët me vete një pjesë të Shqipërisë.

Shqipëria ka nevojë për tu bërë një vend kur prindërit të mos rrinë vetëm.

Këto 12 vjet qeveria e Ramës në mënyrë të qëllimshme ka larguar shqiptarët e ndershëm. Vendin tuaj e ka zënë krimi, droga, përbuzja.

S’mund ta lini vendin peng të Edi Ramës dhe krimit, kemi nevojë të jemi të bashkuar. Doktor Berisha e ka thënë se zgjedhjet e 11 majit, janë zgjedhja dhe vendimi i diasporës.

Ju e dini se Rama premton Evropën por ju e dini cfarë është Evropa.

Ai premton pasaportën evropiane për të bërë mashtirmin e radhës, Europë do të thotë familje, zot, Europa do të kthehet në Shqipëri nga 11 maji përmes votës tuaj

Shqiptaret nuk duan pasaportë për tuy larguar nga Shqipëria, duan demokraci dhe të drejta.

 

Fraksion.com