AktualitetLife StyleTë fundit

“Më provokoi, nuk e durova më” – zbardhet dëshmia e Jozit në polici

Pas incidentit të dhunshëm në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë largimit nga shtëpia, janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e Jozit në polici. Sipas raportimeve, Jozi ka deklaruar: “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, duke justifikuar veprimin e tij si pasojë e tensioneve të akumuluara gjatë qëndrimit në spektakël .

Incidenti ndodhi menjëherë pas eliminimit të Jozit nga gara, kur ai iu afrua Gjestit dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë përpara kamerave dhe publikut. Pas aktit, forcat e policisë ndërhynë menjëherë dhe arrestuan Jozin, i cili u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Fraksion.com