“Kujtoi se do të kthente Evropën me banditë…”, Berisha: Foli në Bruksel si nipi i Gadafit! Evropa i ka sytë tek 11 maji
Kreu i PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pas anulimit të darkës në Bruksel ka bërë presion përmes banditëve me mesazhe.
Berisha nga Breshia u tha emigrantëve në takim, se Ramës ia anuluan darkën e lajmëruar në Bruksel pasi ai foli si nipi i Gadafit.
Sali Berisha: Darka iu anulua sepse ai foli si nipi i xhelatit, Spiro Koleka, sikur të ishte nipi i Gedafit si narkodiktator, por jo vetëm kaq. Kishte marrë me vete banditë, ata që i kishin kërcënuar me mesazhe që kishin anuluar darkën. I marrë, kujtoi se mendoi se do të kthente Evropën me banditët e tij.
SHBA ndryshoi pas ardhjes së Donald Trump që i preu kokën gjarprit Soros, por Evropa i ka sytë te 11 maji, te vota juaj fitorja e Shqipërisë.
Fraksion.com