AktualitetBota+Të fundit

Izraeli sulmon spitalin në Gaza

Një sulm ajror nga ana e Izraelit kanë shkatërruar disa pjesë të një spitali në Gaza. Dëshmitarët në momentin e shpërthimit thanë se u dëmtuan departamentet e terapisë intensive dhe të kirurgjisë.

Në rrjetet sociale u postuan disa video ku shfaqeshin flakë të mëdha dhe tym pasi raketat shpërthyen në ndërtesën dykatëshe.

Disa persona, duke përfshirë edhe pacientë të shtruar në krevatë, janë filmuar duke vrapuar nga vendi i ngjarjes. Sipas shërbimeve të emergjencës nuk ka pasur viktima nga ngjarja.

Një gazetar i cili punonte në spital, tha se Forca e Mbrojtjes së Izraelit kishte telefonuar një doktor që po punonte në departamentin e emergjencës dhe u kishte kërkuar të evakuonin spitalin menjëherë.

“Keni vetëm 20 minuta kohë”, u tha ai.

Ky spital është i vetmi që po punon në Gaza pas shkatërrimit të komplekseve të tjera mjekësore dhe spitalore

 

Fraksion.com