I dha fund rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 4, Gerta: Ta fitoj më i miri…
Gerta është banorja e fundit që ka lënë shtëpinë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP 4 duke hequr përfundimisht dorë nga çmimi i madh. Pasi doli nga shtëpia, Gerta u shpreh se: “Ka qenë një format që e kam dashur gjithmonë, dhe mbi të gjitha vendosa të isha vetja ime, me shumë ngjyra dhe të reagoja siç e mendoja unë se mund të reagojë në çdo situatë që shikoja në shtëpi. “
Pasi është pyetur nga Ledion Liço se nëse Rozana apo secili nga banorët nuk do të ishte pjesë e Big Brother a mendon se loja jote do të ishte më e mirë apo e keqe, Gerta është përgjigjur se do të ishte e njëjtë.
“Për të gjithë banorët kam të njëjtën përgjigje. Nuk është se i kam menduar gjërat kundrejt një banori që kam përballë dhe se duhet të ndryshoj sjellje, por kanë qenë situatat që më kanë bërë të reagoj ashtu”, është shprehur ajo.
Në lidhje me pyetjen e bërë nga opinionisti, Arbër Hajdari, se kush do donte ta fitonte Big Brother Gerta është përgjigjur se: “Nuk kam një emër, le ta fitoj më i miri. Tek të gjithë ata nuk shikoj fituesin e vërtet, nuk kam një emër, ndoshta Egli…”
Fraksion.com