Gjirokastër: Përfshihet nga flakët “Range Rover”, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një automjet është përfshirë nga flakët në Gjirokastër gjatë mëngjesit të kësaj të diele.
“Në orën 09:10 të mëngjesit të sotëm, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër mori njoftim për një zjarr në lagjen Dunavat. Menjëherë u dërgua në vendngjarje një automjet zjarrfikës me tre efektivë.
Zjarri kishte përfshirë një automjet tip “Range Rover”. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u izoluan dhe u shuan plotësisht, duke shmangur përhapjen”.
Si pasojë, automjeti pësoi dëme materiale, kryesisht në pjesën e motorrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Fraksion.com