AktualitetPolitikëTë fundit

Duke e quajtur Melonin “motër”, Rama dha lajmin për pensionet me Italinë

Duke e cilësuar homologen e tij Giorgia Meloni “motër”, ai njoftoi se 3 ditë më parë është firmosur dokumenti i fundit në sajë të asaj marrëveshjeje të shumëpritur për emigrantët shqiptarë atje.

“Me hyrjen në BE, mundësitë tona do të jenë shumë më të mëdha për të mbështetur njerëzit, por me hyrjen në BE gjithsecili do të marrë pasaportën europiane. Pasaporta europiane nuk është dokument udhëtimi, është një status qytetarie. Ne si banor të vjetër kemi ngrënë dynjanë për të mbërritur deri këtu, do na japë mundësi që me atë pasaportë të jemi baraz me çdo italian e këdo tjetër. Ne bëmë, një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane t’i njihte pensionet tuaja. Dhe ju pritët dhe edhe pasi u morëm vesh me motrën time në Romë, ju prapë pritët derisa miratuan ligjin dhe vetëm përpara 3 ditësh është firmosur dhe dokumenti i fundit. Por nëse do të kishim pasaportën e BE-së, ju s’do të kishit  nevojë për asnjë lloj njohje nga qeveria italiane”, tha Rama.


Fraksion.com