AktualitetPolitikëTë fundit

“Vitet e mia janë të gjitha bio”, Berisha-Ramës: Për moshën, i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit! Do ju dhuroj shqiptarëve Shqipërinë Madhështore

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, kreu i PD Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke ironizuar propagandën e tij dhe duke e akuzuar për dështime të vazhdueshme. “Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio,” – deklaroi ai me tone ironike, duke e krahasuar Ramën me “gjyshin e Gramoz Ruçit” përsa i përket moshës dhe energjisë.

Berisha theksoi se nuk është rikthyer në politikë për luks apo për interesa personale, por për një projekt të madh që synon t’ia dhurojë shqiptarëve: Shqipërinë Madhështore, një vizion që, sipas tij, do ta bëjë vendin më të bukurin që shqiptarët kanë pasur ndonjëherë në histori.

Sali Berisha në çeljen e fushatës së PD-së: Edi Rama me propagandën e tij përpiqet nga mëngjesi në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët. Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Përsa i përket moshës, ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit. S’jam rikthyer unë në pushtet dhe kam lënë ato që ti nuk i shlyen dot. S’jam rikthyer unë për luks, jo dhe jo. Këtë projekt madhështor dua t’ua kushtoj shqiptarëve. Ne duam tani të ndërtojmë Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në histori.

 

Fraksion.com