AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ose me ne, ose me shitësit e qilimave fluturues

Më parë asnjë person me pushtet nuk është hetuar apo gjykuar”, theksoi kryesocialisti Edi Rama, duke shtuar se Drejtësinë e Re e realizoi PS.

Në çeljen e fushatës së PS, ai tha se barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet.

Ose të vijohet barazia para ligjit me PS, ose të ndodhë e kundërta me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave fluturues, theksoi kryeministri.

Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon pa asnjë mundësi prapa kthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajon ta hedhë dhe deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh kryesor të Shtëpisë evropiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju këtu mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e kënetës.

Fraksion.com