AktualitetPolitikëTë fundit

Gazment Bardhi akuzon Belinda Ballukun për krime elektorale: SPAK nuk mund ta injorojë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, denoncon krimin elektoral të Belinda Ballukut, thirrje SPAK që të veprojë.

Denoncimi i Bardhit

“Të detyrosh punonjësit e administratës që të marrin pjesë në miting është krim elektoral.

T’u premtosh njerëzve vende pune në këmbim të votës, është krim elektoral.

Autobusë të sjellë nga Qarku Fier për të mbushur sheshin bosh të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Janë dëshmi që SPAK-u nuk mund t’i injorojë!

Keqardhje për SPAK-un që nuk arrin të zbulojë krimet elektorale që po kryhen në qarkun e Fierit, në drejtimin e Belinda Ballukut!

Jo vetëm metodat e paligjshme në shkelje të ligjit elektoral nga Balluku por sidomos arroganca e saj në komunitet dhe me vetë socialistët, janë për nga lloji të ngjashme me çizme pushtuesish!

Fieri dhe administrata publike do të çlirohet nga kjo më 11 Maj!”

Fraksion.com