Berisha ironizon hapjen e fushatës së PS, vendos socialistët e arrestuar përreth Ramës: Yjet evropianë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
Në sloganin e PS, ku paraqiten 12 yje, janë vendosur 12 eksponentë socialistë, por edhe figura të botës së krimit si Safet Bajri që aktualisht ndodhen pas hekurave.
Në qendër të këtij slogani, Berisha ka vendosur një mi, që sipas Chris LaCivita, drejtorit të fushatës së PD, është Edi Rama.
LaCivita publikoi një video një ditë më parë, ku shihej një buf duke ngrënë një mi, duke shtuar pyetjen: “Kush është bufi dhe kush miu?”