“Shqipëria është grua”/ Rama: 56% e zgjedhësve në rang vendi janë vajza e gra! Mbështetjen tuaj nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e burrave dhe djemve
Anija italiane ‘Libra’, me 40 emigrantë në bord, ka mbërritur pasditen e kësaj të premteje në Portin e Shëngjinit. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija do t’i dhurohet shtetit shqiptar.
Mësohet se këtë herë anija ka sjellë emigrantë që do të riatdhesohen në vendet e origjinës, pasi u është refuzuar azili.
Qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve dhe ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm. Maksimumi i qëndrimit të emigrantëve do të jetë 18 muaj.
Qendrat e financuara nga Italia në Shqipëri u krijuan fillimisht për të kryer procedura të përshpejtuara të identifikimit dhe riatdhesimit për emigrantët meshkuj të rritur nga të ashtuquajturat “vende të sigurta” të shpëtuar në det.
Megjithatë, vendimet e gjykatave deri më tani kanë bllokuar zbatimin e plotë të këtij modeli, duke penguar funksionimin e objekteve.
Kampi i Gjadrit, që aktualisht ka një kapacitet total prej 48 vendesh, por që do të zgjerohet në 144 në muajt në vijim – do të presë emigrantët që janë subjekt i urdhrave të ndalimit të vlefshëm ose të zgjatur për riatdhesim, sipas ligjit italian.
Fraksion.com