PD çel sot fushatën, LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza, detaje nga organizimi
Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme.
Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur programin.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve se cilat ishin pritshmëritë për numrin e mandateve që Aleanca për Shqipërinë Madhështore do presin nga 11 maji, Berisha preferoi të mos flasë me numra.
“Unë nuk jap kurrë përqindje dhe numra, sepse unë nuk jam profet. Ajo që bëj unë është të siguroj një mbështetje madhore kombëtare dhe ndërkombëtare në fitoren e 11 majit dhe besoj se këto janë evidente. Shihni entuziazmin që ekziston dhe optimizmin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri”, tha ai.
Farksion.com