Pas më shumë se 25 vitesh, merr fund zyrtarisht martesa e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Ditën e sotme është zgjidhur përfundimisht martesa e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj.
“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Genc Gjokutaj.
Sipas njoftimit vetëm pala e Metës ishte e pranishme në seancë, ndërsa Kryemadhi nuk ishte prezente.
Fraksion.com