“Kush është miu?”, LaCivita publikon videon me buf dhe ironizon Ramën në prag të nisjes së fushatës së PD-së
Në prag të nisjes së fushatës së PD që do të hapet sot në orën 19:00, këshilltari i fushatës së Sali Berishës Chris LaCivita, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale.
Ai ka postuar një video të një bufi që ha një mi, duke ironizuar kështu kryeministrin Edi Rama, i cili prej disa kohësh e personifikon Berishën me ‘bufin e kënetës’.
“Kush është bufi dhe kush është miu”, shkruan ai në videon e publikuar.
Fraksion.com