AktualitetPolitikëTë fundit

“Kundërshtarët i kemi pas!”, Rama në prag të çeljes së fushatës: Beteja jonë është për më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

Rama i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes sa i mundshëm është realizimi objektivit të PS në fitimin e 80 mandateve.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Si e parashikoni këtë fushatë elektorale, në kuptimin e organizimit dhe përballë kundërshtarëve?

Rama: Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade.

Gazetari: A është e arritshme 2030, ku ju shpesh herë e përsërisni që Europa është e paparashikueshme?

Rama: Ne jemi në kushtet kur Europa është e hapur dhe angazhuar si asnjëherë tjetër për të na përfshirë në gjirin e vet, dhe është BE që ka negociuar me ne kalendarin e negociatave dhe kjo vjen si rezultat i faktit që nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por dhe BE që dëshiron të zgjerohet për qëllimet e veta, gjeopolitik të një BE më të madhe, më të gjerë, më të fortë.

 

Fraksion.com