Koçiu: Realizohet procedura jetëshpëtuese e trombektomisë në Spitalin Memorial të Fierit
Në Spitalin Memorial të Fierit po vijon me sukses realizimi i procedurës urgjente të trombektomisë, një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut në arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit multidisiplinar shqiptaro-turk, të dr. Hasan Bayindir, Ümit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Turhan Guler, dr. Arlinda Abazaj, dr. Mesut Karatas, si dhe teknikëve Halil Ibrahim Ozkan, Temel Acar dhe Evis Maqina.
“Zbatimi i autonomisë menaxheriale ka sjellë një gamë më të gjerë shërbimesh dhe po garanton kujdes shëndetësor cilësor, me teknologji të avancuar dhe kapacitete të larta profesionale”, theksoi Koçiu.
Fraksion.com