AktualitetPolitikëTë fundit

‘Gërdeci’, Fatmir Mediu mbërrin sot në ambientet e GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili përballet me drejtësinë si i pandehur në çështjen e shpërthimit të Gërdecit, ka kundërshtuar sot përpara Gjykatës së Posaçme përfundimet e akt-ekspertimit tekniko-ushtarak të paraqitura nga grupi i ekspertëve.

Në seancën gjyqësore, Mediu theksoi se urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë janë të qarta dhe tregojnë se transporti i municioneve nuk ishte përgjegjësi e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, në raste të mëparshme, këto operacione janë kryer nga Forcat e Armatosura, pa përfshirë vendimmarrje politike në aspektin teknik.

Fraksion.com