“71 persona vihen nën hetim, përfshirë dhe dy shqiptarë”: Mega-operacion për trafikun e drogës në Itali
Një mega-operacion antidrogë ka ndodhur në zonën e Lombardisë, ku janë gjetur 80 kg drogë dhe 71 persona janë vendosur nën hetim.
Ushtria sekuestroi 61 kg kokainë, 16 kg hashash dhe 3 kg marijuanë gati për t’u shitur në provincat Monza, Bergamo, Lodi, Pavia, Mantua, Lecco dhe Brescia.
Paraditen e së enjtes u kryen 11 masa paraprake personale (përfshirë 7 urdhra sigurimi në burg, 2 urdhra të kujdesit paraprak në arrest shtëpie dhe 2 detyrime për të qëndruar në komunat e vendbanimit), të lëshuara nga Gjykata e Bergamos, shkruajnë mediat italiane.
Dy shqiptar (njëri prej të cilëve tashmë ndodhet në burgun e Xhenovas), një shtetas me origjinë nga Tunizia, tre shtetas italianë (përfshi një grua) dhe një shtetas me origjinë nga Maroku.
Të gjithë kishin precedentë të veçantë kriminalë dhe ishin hetuar në cilësi të ndryshme në konkurrencë me njëri-tjetrin për trafik droge, të rënduar nga sasia e madhe, si dhe për episode të shumta të posedimit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marijuanës.
Fraksion.com