AktualitetTë fundit

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për rekurs të Redjan Rrajës

Gjykata e Lartë rrëzon rekusin e Redjan Rrajës. Gjykata e Lartë nuk i ka pranuar argumentat e Rrajës kundër vendimi të Gjykatës së Posaçmë të Apelit për masë të sigurisë, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Redjan Rraja u dënua një vit më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.

Së bashku me Redian Rrajën u dënua me 35 vite burg edhe Ariol Halilaj. Ndërsa porositësit dhe financuesit e kësaj ngjarje janë në proces gjykimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për shkak se kanë qenë në kërkim dhe janë zbuluar nga komunikimet në Sky Ecc

 

Fraksion.com