Situata në burgjet e vendit tonë! Berisha: S’mund të vdesë natyralisht një 28-vjeçar. Ulsi Manja merret me këto akte të ulëta
Kreu i PD-së, Sali Berisha, prezantoi sot planin e koalicionit “Shqipëria Madhështore” për rendin dhe sigurinë, duke u ndalur edhe në situatën e rënduar në burgjet shqiptare. Ai e krahasoi këtë situatë me epokën staliniste, duke kritikuar ashpër ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për dështimet në menaxhimin e institucioneve të burgjeve.
Sali Berisha: Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, si dhe të korruptuarit, është luftë për ekzistencën e Shqipërisë, jo për karrige. Edi Rama kërkon një mandat të katërt. Pasi në 12 vite të qeverisjes së tij janë larguar më shumë shqiptarë se nga gjitha pushtimet përfshi edhe ai serb. Nuk ka larguar pushtimin serb nga Kosova sa largoi ky nga Shqipëria në 12 vite, një reformë tërësore në program do ndërmerret. Të gjithë subjektet e padrejtësive do merrni vendin që meritoni. Ju u ndëshkuat se u përballët me krimin, për të hapur rrugën krimit.