AktualitetTë fundit

Qëlloi me armë vëllanë pas sherrit për pronat, arrestohet 50-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fierseman të Divjakës, ku pas një sherri për pronat, një 50-vjeçar ka qëlluar me armë vëllanë e tij. Policia e Divjakës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Rreth orës 20:00 pas një debati për motive pronësie, Z.K., 58 vjeç dhe A.G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i shtetasit Z. K..

Pas sherrit, Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilin e kishte me leje. Pas ngjarjes 50-vjeçari ka rënë në pranga, ndërsa është vënë nën hetim A.G.

Fraksion.com