AktualitetPolitikëTë fundit

“Nga Dubai në Aruba”, Berisha: Kriminelët do shkojnë para drejtësisë! Investimi i tyre në kulla shkatërrimtar për ekonominë, në zhduket narko-euroja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me akuza të forta ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se kriminelët që investojnë në Shqipëri do të përballen me ligjin. Ai ka theksuar se, sipas tij, në krye të Policisë së Shtetit qëndron një individ që është i lidhur me grupe kriminale, duke përdorur termin “drejtor Matrixi” për të identifikuar drejtorin aktual të policisë.

Berisha ka deklaruar gjithashtu se krimi ka përfshirë të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe qëndrimi ndaj krimit është i dobët dhe i ndikuar nga politika. Ai ka pohuar se investimet e kriminelëve, si ndërtimi i kullave, janë shkatërruese për ekonominë shqiptare, pasi ato financohen me para nga aktivitetet kriminale, sidomos ato të trafikut të drogës. Për më tepër, Berisha ka theksuar se ky investim ka përfshirë shfrytëzimin e narko-euros, dhe si pasojë po zhvlerësohet valuta e euros në Shqipëri, duke e bërë atë më të dobët se në çdo vend tjetër të Europës. Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se beteja e PD-së do të jetë zero tolerancë ndaj krimit, kudo ku kriminelët mund të ndodhen, duke përfshirë destinacione si Dubai, Aruba dhe Afrika e Jugut.

Kreu i PD Sali Berisha: Në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, i emëruar i tyre. Ky drejtor Matrixido e quaja. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë në duar të krimit. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Pushteti i bandave buron nga pushteti i Ramës, Ballës, Hoxhës që erdhi tani. Garantoj se kriminelët se kudo që të jenë do të çohen përpara ligjit. Kjo betejë do të nisë me ministrat, mburojë e kriminelëve. Kjo, sepse këta ministra iu vënë në dispozicion krimit, drejtorë të policisë dhe gjyqtarë. Beteja jonë do jetë zero tolerancë ndaj krimit, kudo të jetë, në Dubai a në Aruba, Afrikë të Jugut do gjenden. Investimi i tyre në Shqipëri është shkatërrimtar për ekonominë shqiptare. Këto kulla ndërtohen me narko-euro dhe këtu zhvlerësohet euro si në asnjë vend tjetër të Europës.

 

Fraksion.com