“Ka ministra që merren me porosi vrasjesh”, Berisha prezanton programin për sigurinë: Duhet “pastrimi i shtëpisë”
Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute
Ju siguroj se për PD rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. Në këtë narkoshtet siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë,
Një nga pikat e programit tonë është pastrimi i shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri ku jeta e veprimtaria e individit janë të sigurta.
Në të cilën investitorë të huaj të vijnë të sigurt, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.
Ku për fatin më të keq rendi e siguria janë tërësisht në duart e krimit, ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh, me benefite nga trafiku i drogës, ku vetëm kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave më të fuqishme kriminale shqiptare ku u krijon mundësinë e artë të investimit të mld eurove në kullat që mbijnë e do nisin të përhapen tani në qytete të tjera, në kulla që janë monumentet më të shëmtuara të drogës e krimit”, tha ai.

Fraksion.com