AktualitetBota+Të fundit

Gjermani: CDU/CSU dhe SPD në prag të marrëveshjes

Pritet marrëveshja e koalicionit: CDU/CSU dhe SPD mund të bien dakord këtë të mërkurë për krijimin e qeverisë. Doganat e reja nga SHBA dhe luhatjet e forta në bursë e rritën presionin ndaj negociatorëve.

Nën presion kohe

Një impuls të ri shtyse iu dhanë bisedimeve të koalicionit grindja për doganat në SHBA si dhe humbjet e ndjeshme të kurseve në bursë.

“Ka një vullnet të lartë për marrëveshje”. “Këto bisedime koalicioni zhvillohen tani krejt ndryshe nga sa ndodhi me bisedimet e koalicionit katër vjet më parë. Ne jemi nën presion kohor”, tha kryeministrja socialdemokrate e Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig. Në sfondin e gjendjes ndërkombëtare popullsia pret krijimin e shpejtë të qeverisë. “Në përgjithësi ka një vullnet të lartë për marrëveshje, kjo është evidente”, tha edhe drejtuesi i grupit parlamentar të unionit konservator, Thorsten Frei. Ai tha, se “është shumë optimist, që mund të arrijmë shpejt në marrëveshje”.

Temat e vështira

Temat më të vështira të marrëveshjes së koalicionit deri tani kanë qenë kryesisht çështjet financiare si reforma fiskale dhe kursimet në buxhet. Lidhur me këto tema nuk ka depërtuar asnjë detaj në publik.

Mbetet të shihet nëse arritja e marrëveshjes së koalicionit do të përfshijë edhe ndarjen e ministrive dhe përcaktimin e personelit përkatës, apo nëse kjo do të bëhet në një hap të dytë pasi të shpallet marrëveshja e koalicionit./DW

 

Fraksion.com