Garancia Europiane për Fëmijët, Rama: Përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet BE-ja
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
“Një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia Europiane për Fëmijët është një nismë e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.
Të gjitha këto, janë pikat kyçe të garancisë Europiane për Fëmijët. BE-ja ka kryer dhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane”, tha Rama ndër të tjera.
Fraksion.com