AktualitetPolitikëTë fundit

” Viti 2030, objektiv realist për integrimin e Shqipërisë”, Kallas: Duhet bashkëpunimi i të gjithë palëve politike!

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas u shpreh sot gjatë konferencës së shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë se objektivi për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane deri në vitin 2030 është një objektiv realist, por që bazohet në shtetin e së drejtës dhe kushtëzohet nga fakti nëse të dyja palët gjatë këtij rrugëtimi bëjnë mirë “detyrat e shtëpisë”.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias nëse kushtëzohet integrimi i Shqipërisë në BE nga reforma të caktuara, një prej tyre ajo e ndjekjes së korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë, Kallas tha se “viti 2030 është një objektiv realist, në rast se ne të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Por, jo vetëm reformat që duhen miratuar, por edhe reformat e miratuara që duhen të vihen në zbatim”.

Kallas: Unë vij nga një vend që e kryer udhëtimin drejt BE dhe tashmë është anëtarësuar. Për anëtarësim duhet bashkëpunimi i të gjithë palëve pasi janë shumë reforma të vështira që duan përkrahje të plotë. Ajo që kuptoj është që në Shqipëri qytetarët e japin mbështetjen për anëtarësimin gjerësisht. Kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas u shpreh se “Ajo që dëshiroj të them, është që nuk ka ndonjë qark të shkurtër për të arritur me anëtarësimin në BE me reformat. Ju keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Unë me kënaqësi kam parë dhe nënshkrimin 90 milionë euro me Bankën Europiane për rindërtimin e hekurudhën që do të lidhë portin e Durrësit me Rrogozhinën, pjesë e korridorit të tetë”, tha ajo.