AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku në takime me bizneset në Tiranë: Kriza e konsumit, shkaktuar nga rënia e të ardhurave dhe taksat e larta

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për listën e hapur, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarët dhe bizneset në rrugët Hajdar Hidi dhe Islam Alla në kryeqytet, duke diskutuar shqetësimet kryesore lidhur me krizën ekonomike.

Në bisedë me bizneset dhe qytetarët, Tabaku argumentoi se “kriza aktuale në konsum vjen kryesisht si pasojë e rënies së të ardhurave të qytetarëve”. Sipas saj, kjo situatë ka dëmtuar ndjeshëm fuqinë blerëse dhe është reflektuar menjëherë në aktivitetin ekonomik të bizneseve.

Si zgjidhje konkrete, Tabaku propozoi modelin e një shteti të vogël, me taksa të ulëta dhe një qeveri më efikase, që punon realisht në interes të shqiptarëve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për politika që synojnë rikthimin e mirëqenies ekonomike dhe fuqizimin e biznesit.

 

Fraksion.com