AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka rrugë të lehtë”, Kallas në Tiranë: Shqipëria të bëjë reformat, e ardhmja e vendit në BE

Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin pas firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Kallas tha se “BE është e angazhuar për të fuqizuar raportet me Shqipërinë.”.

Kaja Kallas: I dashur Edi. Ju jeni i dobishëm edhe për stabilitetin në rajon. BE është e angazhuar për të fuqizuar raportet me Shqipërinë. Ne kemi nënshkruar partneritetin bashkëpunues mes Tiranës dhe BE-së për sigurinë dhe mbrojtjen. Ne po thellojmë bashkëpunimin edhe në sektorin e sigurisë. Ne duam të shtojmë bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit dhe të sulmeve kibernetike. Shqipëria ka agjendë ambicioze që të përmbyllë negociatat me BE brenda 2027. Shqipëria s’ka rrugë të lehtë, duhet të bëjë reformat. E ardhmja e Shqipërisë është në BE.

 

Fraksion.com