AktualitetBota+Të fundit

Si po reagon Azia ndaj tarifave të Trump?

Indonezia planifikon të blejë disa produkte nga SHBA si pjesë e përpjekjeve të saj negociuese

Ndërsa Kina po reagon ndaj taksave tregtare të Trump me kundërmasat e veta.

Por si po i marrin keto tarifa  të gjitha kombet e tjera anembanë Azisë?

Indonezia, me tarifa 32%, thotë se planifikon të blejë benzinë, gaz natyror dhe sojë nga SHBA si pjesë e përpjekjeve negociuese. Qeveria thotë se mund të kërkojë nga kombet e tjera – Vietnami, Tajlanda, Bangladeshi dhe Kina – për të zëvendësuar çdo eksport nga SHBA.

Sri Lanka, me disa nga normat më të larta të tarifave në 44%, thotë se presidenti i saj i ka shkruar Trumpit dhe ata do të kenë një takim më vonë të martën.

Koreja e Jugut, e cila përballet me tarifa prej 26%, thotë se do të monitorojë se si vendet e tjera reagojnë ndaj tarifave të tyre të reja përpara se të përgatisë strategjinë e saj të negociatave, ndërsa qeveria përgatit masa mbështetëse.

Kryeministri i Singaporit thotë se tarifat 10% ndaj qytetit-shtetit nga SHBA-ja nuk janë “veprime që njeriu i bën një miku”. Lawrence Wong i tha parlamentit sipas një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me SHBA-në, Singapori vendos zero tarifa për mallrat amerikane dhe gjithashtu ka një deficit tregtar me Uashingtonin.

Tajvani, në listën e “shkelësit më të keq” të Trump me një tarifë prej 32%, thotë se është i hapur për negociata me SHBA në çdo kohë.

 

Fraksion.com