Rama pret Kaja Kallas, shefja e diplomacisë europiane vizitë në Tiranë
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Kallas u prit në një takim në Kryeministri nga Kryeministri Edi Rama. Në këtë takim Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian shoqërohej nga ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Për palën shqiptare në takim ishin të pranishëm po ashtu zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.
Përveç takimeve me zyrtarët e lartë të vendit, Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve.
Vizita zyrtare në Shqipëri vjen si pjesë e turit ballkanik që përfshin takime në Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë.
Kjo është vizita e parë e Kallas që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.
Fraksion.com