AktualitetPolitikëTë fundit

PD e nis nga Tirana, Berisha zbulon datën e çeljes së fushatës dhe fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores

Sali Berisha ka njoftuar mitingun e parë për nisjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në mitingun e 11 prillit, në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00.

“11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Fraksion.com