Nënshkrimi i marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, Kallas: Korridor mes BE dhe NATO-s për mobilitetin ushtarak
Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kallas u ndal tek nënshkrimi i marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.
Vlerësoj këshillat e dhëna nga Rama në lidhje me situatën në Rajon.
Kallas: Në takim me kryeministrin Edi Rama diskutuam edhe në lidhje me rajonin ku vlerësoj këshillat dhe komentet e tij mbi Ballkanin Perëndimor.
Mes Kosovës dhe Serbisë, s’mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve. Pasditen e sotme do të jem në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të rikthehemi sërish për takimin e komitetit politik.
Fraksion.com