“Në Strasburg fola edhe për torturën publike ndaj Metës”, Berisha: U tronditën nga faktet për lidhje ne shtetit me krimin dhe drogën!
Sali Berisha: Hapja e Shqipërisë ndaj kokainës, shkrirjen në një sipërmjae të përbashkët të shtetit me krimin, vendimmarrjen në të gjithë nivelet të krimit të organizuar në Shqipëri, këto ishin tezat kryesore që paraqita aty të faktuara me dokumente. Ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Natyrisht impakti receptiviteti i kësaj ekspozeje ishte shumë pozitive. Një numër i konsiderueshëm shprehën angazhimin për të ardhur si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit.
Pata një takim të veçantë në komitetin anti-torturë, komuniteti i vetëm i kësaj natyre me lidhje të fuqishme me institucione ë tjera, e informova për gjendjen dramatike të burgjeve dhe torturën që ushtrohet në komisariate e qeli për serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë si kurrë ndonjëherë me potencialin më të madh të helmuar nga droga. Për gjobën 2 mijë euro që paguajnë të burgosurit për të pasur kushtet minimale.
Një vëmendje të veçante ishte këtu tortura publike që i bënë Ilir Metës. I njoftova se shqiptarët kanë humbur prezumimin e pafajësisë.
Fraksion.com