“Më sulmuan me komente deputetë të një subjekti të ‘ri’ politik”, A do të kërkoni mandat të pestë nëse nuk hyjmë në BE? Ja si i përgjigjet Rama komentuesit
Kreu i qeverisë Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
“Nëse fitoni mandatin e 4 dhe Shqipëria nuk hyn në Europë deri në 2029 dhe juve ju mbaron mandati në 2029, a do të kërkoni një mandat të pestë? Dhe një buzëqeshje e gajasur.
Dritan unë nuk jam këtu të bëj humor, e dhe bëj dhe kjo i bezdis kundërshtarët e mi. Më vjen keq por nuk bëj dot ndryshe. Unë nuk shaj nuk ngre e ul njerëzit o kriminel o mafioz o qen bir qeni. Më pëlqen të përdor satirën. Para disa ditës postova një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma dërguan me dëshirë ta postoj, një teatër kukullash i lezetshëm sipas meje, për të dhënën një mesazh dhe është sulmuar faqja nga deputetët e subjektit të ri politik, me mendje të vjetër që nuk janë në mendje të kuptojnë satirën. Kush nuk e përballon dot nuk duhet të merren me politikë”, tha Rama.
Fraksion.com