“Isha zëri i shqiptarëve!”, Berisha zbardh takimet me zyrtarë të lartë në KiE: Thashë të vërtetat pak të njohura për narko-regjimin
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e zhvilluar dje në Strasburg në Këshillin e Europës.
Në një konferencë për shtyp, Berisha ka zbuluar takimet që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë atje, ndërsa ka shtuar se ishte zëri i shqiptarëve, një gjë që kishte munguar prej kohësh.
Zhvillova një takim të veçantë në Komitetin e anti-torturës në këtë institucion. Takova zyrtarë e miq të shumtë. Në karrierën time politike ky institucion është institucioni i parë që kam vizituar si president.
Isha pas kaq vitesh aty si në shtëpinë time. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar për kaq vite. Thashë të vërtetat pak të njohura për narko-regjimin”, tha ai.
Fraksion.com