Firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, Rama në konferencë me Kallas: Mirëseerdhe, më në fund e mbajte fjalën
Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
“Është një nder që të kemi në këtë vizitë të parë në vendin tonë zv.presidenten e këtij komisioni Kaya Kallas. Mirëseerdhe në Shqipëri e dashur Kaya dhe më në fund e mbajte fjalën. Ma kishe dhënë më përpara si përfaqësuese e lartë e vendit tënd. Kemi pasur një takim pozitiv. Ashtu siç tha dhe zv.presidentja, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë çështje të hapur.
Thënë të gjitha këto, kemi prekur me zv.presidenten dhe çështjen e bashkëpunimit strategjik. Siguria është një temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikurse e kam ndarë dhe pak kohë më parë me publikun, në një anketë të fundit të bërë me BE-në, për popullaritetin e BE-së. Rezulton që pikërisht që nga viti 1983, mbështetja për BE=-në nga popujt që e përbëjnë është më e lartë ndonjëherë”, tha Rama.
Fraksion.com