“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja”, dëshmia e të pandehurit Çoli: Për të shpëtuar Nuredinin po shkelni ligjin, po iki nga trutë
Po mbahet edhe sot seanca për operacionin “Plumbi i artë” në ambientet e GJKKO.
“Unë se dua më jetën, por si besimtar që jam, nuk më lejohet të vras veten, ai më shkatërroi unë po bëj 3 vite burg, si ka parë mbesat e mia, me ka marrë malli dhe jam marrëzisht i dashuruar me gruan time. Unë do vras veten Behar Dibra. Për të shpëtuar Nuredin po shkelni ligjin me të 4 këmbët, më falni për intonacionin por unë jam duke ik nga trutë”, tha ai, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
“Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, tha ai.
I penduari i drejtësi Erjon Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.
Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.
Hoxha i ka thënë Alibejt: Kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë.
Alibej: Mediat të bëjnë durim deri sa unë të filloj deklarimet, do dëgjoni jo vetëm për Suel Çelën por edhe për shumë Suel Çela të tjerë të Shqipërisë. Janë thënë shumë trillime dhe shumë të pavërteta. Bëni durim se do sqarohen të gjitha.
Fraksion.com