“Dikur nuk na i hidhnin qurret”, Rama: Sot shihemi me respekt, edhe pse vend i vogël, jemi seriozë. Shihemi si një vend turistik!
“BE nuk bën komente në FB apo lojëra, nuk ka fanelë partiake dhe nuk merr pjesë në votime. Ka një mekanizëm të ftohtë e të akullt që vlerëson vetëm punët dhe rezultatet.
Rama shtoi se ka kaluar koha që vendi ynë shihej me përçmim, ndërsa tani shihet si një vend vërtetë i vogël, por serioz, duke fituar kështu respekt në arenën ndërkombëtare.
“Nga një vend që nuk na i hidhte kush qurret, shihemi me respekt dhe shihemi si një vend edhe pse i vogël, jemi seriozë. Shihemi si një vend turistik”, tha ai.
Fraksion.com